"Kongres i PD më 18 dhjetor", Artan Fuga: Çarje skizofrenike, monolog me veten dhe gafë shekullore!

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, ka reaguar pas njoftimit të kreut të PD se Kuvendi do të mblidhet më 18 dhjetor.

Profesor Fuga e konsideron si vetëvrasje politike dhe monolog me vetvetes.

Sipas tij, ky vendim është çarje skizofrenike dhe ndarje në dysh e identitetit politik.

Reagimi i plotë:

"Kongres i partisë demokratike në 18 dhjetor???

Antimiting?

Uaaaaaaaaaaaa, vetëvrasje politike!!!

Cfarë monologu me vetveten.

Carje skizofrenike ndarjeje në dysh e identitetit politik! Vetëm psikanaliza i jep dum kësaj.

Cfarë gafe shekullore!!!

Më keq se djegja e mandateve të deputetëve, më budallallik politik se injorimi i zgjedhjeve për bashkitë!

Kryesia e PD vulosi sot çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit!

Hoqi me vendim vetveten!

Nuk kishte si ta bënte më keq!

E pabesueshme! Në fakt e pritshme pas dhjetra gafave me ose pa qëllim që kanë dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, pra edhe ne si qytetarë, votojmë ose jo për të!"

"Kongres i PD më 18 dhjetor", Artan Fuga: Çarje