“PD në shinat e legjitimitetit më 19 Dhjetor”, Basha-Berishës: Nuk ka dy PD. Dua t'ju zhvesh nga çdo iluzion!
Lulzim Basha mbodhi ditën e sotme, 15 nëntor kryesinë e PD-së nga ku njoftoi se Kuvendi Legjitim i partisë do të mblidhet më 11 dhjetor.
Menjëherë pas njoftimit të Bashës, ish-lideri Sali Berisha thirri një konferncë të jashtëzakonshme nga ku njoftoi se askush nuk mund ta ndalë revolucionin paqësor të demokratëve dhe se ata vendosën me firmat e tyre.
"Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion", thuhet në deklaratë.
Më tej, në deklaratën e PD thuhet se demokratët nuk mund të përdoren si mish për top për interesat personale të Sali Berishës apo të dikujt tjetër.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD-së ku thuhet se brenda partisë nuk mund të ketë institucione paralele dhe nuk ka dy PD.
Deklarata e plotë e PD:
PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qene çdo dite para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyre të qëllimshme për mungese besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jete në 11 Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për te patur institucione paralele.
Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetëer. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave te legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe qe ia kam parashtruar për miratim kryesisë.