Bumçi akuza Bashës: Ke futur në krizë opozitën. 4200 firma s’mund të shumëzohen me zero. Të mbështeten propozimet e Palokës
Vijojnë debatet në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratik që ka nisur që prej orës 16:00. Pas Aldo Bumçi ka akuzuar drejtpërdrejt Kryedemokratin Lulzim Basha se ka futur në krizë PD.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se i cili se Bumçi është shprehur se nuk mund të shumëzohen me 0 firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar, ndërkohë ka kërkuar që të mbështeten propozimet Edi Palokës për verifikimin e firmave të mbledhura.
“Ndryshe nga Berisha në 2001 apo Rama në 2009 Basha zgjodhi mos të ndërmerrte asnjë kushtëzim për qeverinë. Vendimi për përjashtimin e Berishës u mor pa respektuar askënd, e mori i vetëm duke futur neë krizë opozitën dhe jo qeverinë. Kriza e dytë buron nga braktisja e masakrës zgjedhore. Me raportin më kritik për zgjedhjet nuk u mor asnjë hap.
Çfarë mund ti thotë votuesit shqiptar Lulzim Basha mbas 8 vitesh, çfarë aksioni do ti propozojë që nuk e bëri? Basha me qëndrimin e tij po fut në krizë. Është krizë e Bashës dhe jo e të tjerëve. Sot pas dy humbjesh radhazi pasi demokratët ju ndoqën në çdo aksion si asnjë lider tjeter, protesta djegie mandatesh, çadra etj. Braktisje zgjedhjesh lokale, pergjegjësia e madhe është juaja z.Basha. Nuk mund të shumëzohen me zero mbi 4200 firma. Ato janë fuqia reale. Ne jemi në krizë se humbëm zgjedhjet për herë të dytë dhe këtu kemi përgjegjësi të gjihë. Por përgjegjësinë me te madhe, si në çdo parti tjetër e ka kryetari.
Të mbështetet propozimi i zotit Paloka dhe të përdoren negociatat si zgjidhje”- tha ai.

