Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor, Berisha: Përpjekja e Bashës banale, demokratët folën me firmën e tyre

Kryedemokrti Lulzim Basha në mbledhjen që zhvilloi ditën e sotme me Kryesinë e PD  ka bërë me dije se Kuvendin Kombëtar do ta mbledhë më 18 dhjetor, ndërkohë ka shtuar se Kuevendi që ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbledhë në 11 Dhjetor nuk është legjitim.

Në një konferencë për shtyp, Berisha është shprehur se përpjekja e Bashës është banale dhe qesharake, ndërsa ka theksuar se demorkatët kanë folur me firmën e tyre për mbledhjen e  Kuvendit.

Sali Berisha: Ajo çka po bën anëtarësia e PD po i përmbahet me rigorozitet statutit të saj. Problem është se mendësia e penguar dhe detyrimi që i bën Edi Rama, frika dhe tmerri që u ka hyrë i shtyn ata në qëndrimet absurde, në verbëri të plotë. Kuvendit mbahet me datë 11. Nuk janë delegatët që provokuan. Ju e keni parë zemërimin që shpërtheu në shtator ndaj Kryetarit. Demokratët folën me firmën e tyre. Përpjekja e Bashës është banale qesharake, e pabesë dhe e pashpresë, dhe e pavlerë.