(VIDEO)Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys, plagoset 18 vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rugën "Konferenca e Pezës", në Tiranë.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është lënduar 18 vjeçari i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën "Konferenca e Pezës", mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga."- njofton policia. 

Siç shihet në fotot e siguruara nga Ora News, makian është kthyer përmbys.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(VIDEO)Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys, plagoset 18

(VIDEO)Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys, plagoset 18