Pedagogu Halilaj: Të rinjtë duhet të jenë pjesë e politikës, 50 % e tyre nuk kanë besim
Të rinjtë shpesh luajnë rol qendror dhe katalizator në lëvizjet për demokracinë në mbarë botën, ata janë më pak angazhuar se gjeneratat e vjetra në votim dhe aktivizmin e partive.
Ky fenomen ështw bërë mjaft shqetësues edhe në vendin tonë. Në studion e emisionit të pasdites “Jeto më Orën” të ftuarit pedagogu Edison Balla, pedagogu Alfred Halilaj dhe anëtari i Kongresit Rinor Klajdi Priska diskutuan rreth kësaj teme.
Pedagogu Halilaj u shpreh se pjesëmarrja e të rinjve në politikë është një domosdoshmëri në vendin tonë.
“Të rinjtë e kanë të domosdoshme të jenë pjesë e politikës” u shpreh Halilaj.
Ndër të tjera pedagogu tregoi edhe rrugëtimin e tij të vështirë në politikë.
“E kam nisur që në moshën 18 vjeçare aktivitetin politikë, nuk kam hequr dorë asnjëherë prej tyre por asnjë të riu nuk do t’ia dëshiroja të kalonte atë kalvarë” u shpreh Halilaj.
Kurse pedagogu Balla tregoi se në vendin tonë ka një mungesë riciklimi të liderave.
“Në vendin tonë mungon riciklimi i liderëve, mungon meritokracia e karrierës” u shpreh Balla.
Gjithashtu nga një studim i kryer tek të rinjtë në vendin tonë Balla tregoi se 60 përqind e të rinjve duan të angazhohen në politikë por nuk kanë besim tek politika.
“50 % e të rinjve nuk kanë besim të politika edhe pse 60% e tyre duan të jenë pjesë e aktivitetit politikë” përfundoi Balla.
