Toka pa dëmshpërblim, inceneratori në hetim, banorët nxjerrin letrat në Sharrë

Banorët e Sharrës nuk kanë marrë një plan konkret për zgjerimin e landfillit dhe frika më e madhe e tyre është se mos nga zgjerimi i landfillit do preken shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë projektin dhe kompesimin e tokave që u është zënë nga landfilli.

Banorët e Sharrës vijojnë të kundërshtojnë zgjerimin e landfillit.

Ata janë të shqetësuar pasi kanë frikë se nga zgjerimi mund të preken shtëpitë e tyre.

"Të gjitha janë marrë."

Kërkojnë nga Bashkia planin e zgjerimit.

"Dua nga Bashkia që të më garantojë për shtëpinë, nuk bëj dot një investim. Kam tre çuna. Tokat u morën, e di që nuk kthehen më."

Sipas tyre me zgjerimin e landfillit jetesa aty ju duket e pamundur.

"Si në ishull kemi mbetur, pa tokë, pa gjë. 100 dynym tokë nuk janë shpërblyer, as pemë. Nuk kam marrë asgjë këtu."

Më krijimin e landfillit banorëve të Sharrës u janë marrë tokat nga ku një pjesë e madhe nuk kanë marrë as kompensim.

Gjithashtu kanë humbur puset e ujit dhe sipas tyre me zgjerimin e landfillit mund të rrezikojnë varrezat 500 vjeçare dhe xhamia e fshatit.