Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, 4 persona të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 20:24
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme Ujin e Ftohtë në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Një autoveturë ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt.
Mësohet se janë lënduar katër persona dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca ku i ka transportuar të lënduarit në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Ndërkohë që Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

