Nuk i ndalon thirrjes së policisë, aksidentohet “Benzi” me emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes "Kordhoc".

Një automjet tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm, i është bërë shenjë  për të ndaluar nga policia, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësinë e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur "Uji i ftohtë", Tepelenë mjeti tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet.

Të gjithë të plagosurit gjatë aksidentit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.