Covid-19, Zalli: Vaksina s’ka efekte anësore, doza e tretë është për të riforcuar imunitetin
Pedagogia Detina Zalli është shprehur vaksina nuk ka efekte anësore. Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Zalli shprehet se nëse vaksina jep efekte anësore, kjo dallohet 15 minuta pasi ke bërë vaksinën dhe jo pas disa ditësh.
Detina Zalli: Nëse diçka ndodh për shkak të vaksinës ndodh 15 minuta pasi ke bërë vaksinën. Nëse diçka ndodh pas disa ditësh nuk është për shkak të vaksinës.
Vaksina nuk ka efekte anësore. S’ka asnjë njeri interes që të bëj dëm tek fëmijët apo tek popullata. Personi humb imunitetin pas 6 muajsh. Vaksina kundër Covid-19 është si vaksina e gripit që duhet bërë çdo vit.
Doza e tretë për pedagogen duhet bërë për riformuar imunitetin, në mënyrë që nëse personat preken nga Covid-19,ta kalojnë sa më lehtë.
Detina Zalli: Doza e tretë bëhet thjesht për të riforcuar imunitetin, në mënyrë që nëse ata infektohen, ta kalojnë Covid-19 shumë herë më lehtë sesa kur janë të pavaksinuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, edhe dietën duhet ta kemi shumë të mirë.
Përgatiti Anila Kolgjini.
