Berisha mbyll ‘Foltoren’ në Sarandë: I urojmë Kombëtares fitoren përballë Anglisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 18:52
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbyllur ‘Foltoren’ në Sarandë, duke i uruar fitore Kombëtares e cila do të luajë përballë Anglisë.
“Le t’i urojmë kombëtares sonë fitoren sonte në Londër.”- është shprehur Berisha.
‘Foltorja’ e radhës do të mbahet të martën në Fushë-Krujë. Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për t’u përballur me Anglinë në stadiumin mitik të Uemblit.
Pritet gjithashtu që në stadium të ketë shumë shqiptarë, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë në Londër, por dhe në të gjithë Anglinë. Mësohet se plot 90 mijë tifozë do të jenë të pranishëm.
