Pas dorëheqjes, Belind Këlliçi hap garën në FRPD për kreun e ri dhe drejtuesit e të gjitha niveleve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 21:06
Pas dorëheqjes që dha ditën e djeshme, Belind Këlliçi, ka hapur garën për kreun e ri të FRPD dhe për të gjithë drejtuesit e këtij forumi.
Hapja e procesi të anëtarësimeve të reja do të jetë për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të vitit 2022.
Po ashtu, kryesia ka vendosur që të përpilohet një listë fjale e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve.
Sipas vendimit të publikuar kalendari zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri në nivel dege dhe qendror duhet të jetë hartuar jo më vonë se më 30 mars 2022.
Kujtojmë se Belind Këlliçi, ditën e djeshme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga kreu i FRPD.

