Ju flet Moska - SHISH bën raporte me fjalë kafenesh, hesht për faktin ''Daçiç-Armela Krasniqi''

SHISH bën raporte me fjalë kafenesh, hesht për faktin ''Daçiç-Armela Krasniqi'' ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: PD ka bërë protesta kundër qeverisë, thuhej se kishte elementë të opozitës që ishin përgatitur për një grusht shteti në vitin 2019.

SHISH e ka detyrim si pas ligjit që informacione të tilla t’ua dërgo jë institucioneve të tjera si prokuroria e policia. Një raport i tillë është paraqitur me dyert të mbyllura nga SHISH. Këto raporte kur nuk përkthehen në hetime, atëherë logjikisht bazohen mbi thashetheme kafenesh.

SHISH i cili bën raporte mbi thashetheme të kafeneve, dhe që merr para  nga taksat tona, ka detyrim që të merret edhe me fakte te qarta edhe për shërbimet e huaja që veprojnë në Shqipëri. Në vendin tonë veprojnë ato serbë, turk, grek dhe rus.

Armela Krasniqi ka krijuar përshtypje shumë të mira tek ish-ministri Dadiç, që u qepet shumë femrave të bukura dhe është bërë popull në Serbi për këtë gjë.

SHISH duhet t’i hetojë këto raste, se ka funksionin e kundërzbulimit. Nëse kjo skenë do të kishte ndodhur në Tiranë me një ministër të Jashtëm të Shqipërisë, dhe drejtoreshës së ATSH-së, do të bëhej një skandal në Serbi.

T’i shkosh një femre pasi e ka takuar zyrtarisht dhe pastaj merret me mend se si ka kaluar pjesa tjetër e natës, që ka qenë shumë romantike. Të dalë të japë shpjegim!