Xhixho: Basha fitoi bashkinë e Tiranës nga votat e LSI-së, Hysni Milloshit dhe 50 votat që i dha Ristani

LSI ka nisur një valë reagimi të fortë kundrejt Lulzim Bashës dhe PD-së, lidhur me deklaratat e fundit të kryedemokratit dhe Gazment Bardhit për LSI-në.

Këtë radhë ka qenë deputetja Erisa Xhixho ajo që shkruan në Facebook se tre çelësat e fitores së Bashës në fitoren e bashkisë në vitin 2011 ishin LSI, Hysni Milloshi dhe Arben Ristani.

Xhixho: Tre çelësat e fitores të z. Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011: 1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove. 2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj. 3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ. Foto nga Fushat e zgjedhjeve lokale 2011.