Sfida e të riut demokrat: Jam gati ta firmos live formularin që t’ia tregoj edhe Bashës e Bardhit
Nga Saranda ku ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës, një i ri demokrat u shpreh se kryetari Basha dhe tentakulat e tij nuk ishin dakord që të rinjtë të ishin krah familjes demokrate.
Ai tha se anëtarë të Këshillit Kombëtar të FRPD-së, është i gatshëm që ta firmosë formularin live para kamerave për t’ia treguar Bashës dhe Bardhit.
Demokrati: Jam rikthyer në Sarandë me idenë dhe shpresën se duhet të japim kontributin tonë në vend. Në venat e mia rrjedh gjak blu dhe jo i kuq. Masa duket kryetari Basha dhe tentakulat e tij nuk ishin dakord që të rinjtë të ishin krah familjes demokrate. Ata i trembeshin të rinjve sepse nuk do t’i bindeshim. Unë jam nga ata anëtarë të Këshillit Kombëtar të FRPD-së që nuk kam firmosur për shkak se nuk kam qenë në Sarandë, jam i gatshëm këtu live para kamerave që ta firmos formularin për t’ia treguar Bashës dhe Bardhit, se unë e kërkoj PD-në që të jetë e fortë.

