Deklarata e Yuri Kim, Spaho: Me Berishën në krye të PD marrëdhëniet me SHBA do jenë më të mira sesa sot

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është shprehur i bindur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet me 11 Dhjetor.

Në një intervistë për RTV Ora, Spaho është shprehur se vendimet që merren nga Kuvendi Kombëtar nuk mund të hidhen poshtë as nga kryetari i PD dhe nga askush tjetër.

Edmond Spaho: Në statutin e PD thuhet qartë se organi më i lartë vendimarrës në PD është Kuvendi Kombëtar. Kjo do të thotë se asnjë tjetër nuk mund të hedh poshtë vendimet e Kuvendit. Të jeni të sigurt që Kuvendi do të mblidhet. PD kaloi një tronditje të madhe me zgjedhjet e 25 Prillit,pasi prisnim që të ishimnë puhstet dhe mbetëm në opozitë. Fokusi menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit ka qenë që në të dokumentojmë dhe të paraqesim masakrën zgjedhore, por në fakt kjo nuk ndodhi. As analizë nuk u bë dhe as fakte nuk u mblodhën. Mo prit që të bëhet ndonjë gjë dhe do I shërbejë zgjedhjeve. SPAK nuk ka hetuar patronazhistët, blerjen e votës. Vendimi për Berishën ishte personal.

Spaho shprehet se Kryedemokrati Lulzim Basha me vendimin për përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, i hodhi poshtë të gjithë kontributet që ka bërë ai për këtë forcë politike.

Edmond Spaho: Berisha ka influencë dhe respekt në PD. Kemi fituar 4 palë zgjedhje me Berishën në 20 vite që ai e ka drejtuar PD.  Nuk mund ta përzësh në një mënyrë poshtëruese. I hodhi poshtë të gjithë kontributin politik, arritjet. Largohet historia e PD. Sikurse largojmë Berishën hedhim poshtë edhe PD.

Pak rëndësi ka vullneti i Bashës dhe ato njerëz që kanë ngelur tek selia, e rëdëësishme ështëqë cili është vullneti i shumicës të PD.

Ai ka komentuar dhe vendimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, ku tha se nëse nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj e PD, SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me këtë forcë politike. Ai thotë se PD edhe në 30 vitet e ardhshme do mbeten proamerikane.

Edmond Spaho: PD është krijuar si parti pro amerikane. Për 30 vite rrjesht e kemi ushtruar aktivitetin tonë si pro-amerikanët më të thekur në Ballkan. PD edhe në 30 vitet e ardhshme do mbeten pro-amerikane. Edhe marrëdhëniet me Berishën si kryetar partie do mbeten edhe me të mira sesa i ka sot PD.

Përgatiti Anila Kolgjini.