Ndërtoi shtëpinë pa leje në zonën e mbrojtur të Valbonës, prangoset tropojani

Policia e Tropojës ka kanë arrestuar në flagrancë një person për ndërtim pa leje në zonë e mbrojtur të Valbonës.

Shtetasi R. H., banues në Valbonë kishte nisur ndërtuar pa leje në këtë zonë një shtëpi me beton dhe tulla.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane  dhe ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë,  arrestuan në flagrancë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm",   shtetasin R. H., banues në Valbonë. Ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje, në fshatin Valbonë, e cila është zonë e mbrojtur.” – njofton policia.  

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.