Me 6 kg kokainë në çantë, arrestohet shqiptari në Greqi, ja çfarë sekuestron policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 19:01
Një shqiptar është arrestuar në zonën e Igumenicës në Greqi, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike.
Medita greke, bëjnë me dije se shqiptari u arrestua nga policia pasi brenda çantës që mbante në dorë kishte fshehur 6 kilogramë kokainë.
Mësohet se kokaina ishte e paketuar në 6 pako.
Policia po ashtu policia në shtëpinë e shqiptarit emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka bërë kontrolle ku ka gjetur dhe sekuestruar pajisje si transformator, llambë termike, fletë ngrohjeje reflektuese alumini, humus.
Sipas mediave këto mjete ishin për të përpunuar drogë, por megjithatë nuk dihen detaje të tjera se për kë ishte droga e paketuar.


