Aksident i rëndë në Tale, Benzi "ngulet" në kamionin me materiale ndërtimi (Pamjet)

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor që lidhet me bregdetin e Tales, me superstradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur në afersi të një biznesi, pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku nje automjet tip "Benz" është përplasur me një kamion të ngarkuar me mjete ndërtimi.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. Ndërprerja e rrugës nga kamioni dyshohet të jetë shkak i aksidentit.