Bardhi: Krenar që jam zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm dhe me votën e Berishës. Peng i Ramës? Ja si i përgigjet Nokës
Lulzim Basha nuk u mjaftua vetëm me deklarat e tij. Ai nxori sërish sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi, për të sqaruar në detaje mënyrën dhe rrugët se si mblidhet Kuvendi Kombëtar edhe kur atë e thërrasin ¼ e delegatëve. Ai lexoi një rregullore të miratuar nga Këshilli Kombëtar, që në kohën kur Partia Demokratike drejtohej nga Sali Berisha.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kujtoi se është zgjedhur në atë post në 2019 edhe me votë të Sali Berishës.
"Jam zgjedhur edhe me votë të Sali Berishës. Jam zgjedhur sekretar i Përgjjthshëm i PD për herë të parë në janar 2019 me mandat 4 vjeçar që skadon në 2023. Ka pasur një riformatim të gjithë partisë në gusht. Jam krenar që kam marrë edhe votën e Sali Berishës."
Një përgjigje pati edhe për Flamur Nokën që nga selia e PD e renditi në listën e pengjeve të Ramës, si nëkëmbës i zotit Basha.
"Nuk kam ndërmend ta kthej këtë çështje në çështje epitetesh. Peng është ai që ka për të fshehur, për të dhënë apo për të marrë. Unë as kam dhënë, as kam marrë kurrë asgjë, asnjëherë.Jam i hapur ndaj cilido që kur bën akuza të tilla përfshirë dhe ndaj kryetarit të partisë të tregojë prova. Berisha ka hapur gjyq ndaj Blinken ndërkohë që ka 2 muaj që akuzon gjithë lidershipin e partisë që jemi peng të Edi Ramës, ne që jemi në betejë të përditshme me Edi Ramën.A ka njeri më të interesuar se Basha për tu bërë kryeministër dhe për të mundur Edi Ramën. Nuk besoj se ka.Historitë me pengje dhe pengmarrje duhet ti bëjnë me seriozitet se po i flasin demoktatëve në një moment të vështirë".
