Klevis Balliu i përgjigjet Bardhit: Firmat mund ti verifikoni jo vetëm tani por edhe gjatë Kuvendit
Demokrati Klevis Balliu thotë se janë më shumë se 4200 delegatë që duan mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së
Ndërsa në përgjigje të akuzave të Bardhit tha se ai mund të bënte verifikimin edhe gjatë Kuvendit.
"Gazmend Bardhi tha dje që duhet ti verifikojmë firmat e mbledhura dhe që Berisha nuk na jep mundësi.
Jo Zoti Bardhi, strukturat e PD mund ti verifikojnë jo vetëm tani por edhe gjatë Kuvendit.
Me të dhënat personale si numri i kartës së identitetit dhe gjithçka verifikohet, por ato nuk mund të bëhet publike për mediat në mbrojtje e të dhënave personale pasi ajo është shkelje ligjore dhe kushtetuese.
Ndërsa organet e partisë patjetër që po, mund ti kenë dhe mund ti verifikojnë.
Janë 4200 firmat dhe të tjera po vijnë.
Vazhdojmë përpara për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar.
