"O shpirt, ça paske ashtu o zemër?!" Nëna e të arrestuarit për vjedhje shpërthen në lot, i bie të fikët
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 23-vjeçarin Arman Zhejanin i cili të martën tentoi të grabisë një shtëpi. I riu u arrestua nga banorët e zonës në përpjekje për tu larguar nga shtëpia e drejtorit të shkollës në Zejmen të cilën do të grabiste së bashku me një shok të tij që ndodhet ende në liri.
"O shpirt, ça paske ashtu o zemër?!"
Kur Arman Zhejani doli nga Gjykata e Lezhës, nëna e 23-vjeçarit të kapur në flagrancë duke vjedhur nuk e mbajti dot veten.
Hajduti i cili u arrestua nga banorët e fshatit Zejmen të Lezhës, u la në burg nga Gjykata, ndërsa arrestimi i tij nga policia pak minuat më vonë pasi ishte kapur nga vetë banorët u cilësua i ligjshëm nga togat e zeza.
23-vjeçari mësohet se ka kyçur gojen në seancë, duke mos folur asnjë fjalë.
Ndaj të riut u ngritën akuzat e “Vjedhjes së mbetur në tentaivë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.
Paraditen e së martës Armand Zhejani bashkë me një person tjetër, i cili është në kërkim nga policia, u futën për vjedhur banesën e drejtorit të shkollës së fshatit Zejmen, Zef Therçaj, sapo ky i fundit dhe familjarët kishin dalë për në punë.
Por teksa kontrollonin për para e sende me vlerë, dy hajdutët janë trembur nga një sirenë ambulance që i afrohej zonës.
Duke dyshuar se ishte policia, ata kanë dalë nga shtëpia për tu larguar, duke mos arritur të marrin asgjë.
Armand Zhejani dhe shoku i tij hajdut janë parë nga banorët e lagjes dhe vetë drejtori i shkollës Zef Therçaj, përmes kamerave të sigurisë në celular.
Ata kanë dhënë alarmin dhe një pjesë e banorëve të fshatit janë vënë në ndjekje të dy hajdutëve që ishin të armatosur.
23-vjeçarin arriti ta kapi një mësues fizkulture i shkollës dhe më pas iu dorëzua policisë, ndërsa shoku i tij mundi të largohet duke lënë pas një pistoletë të cilën e hodhi në shkurre.
Vjedhjet e shtëpive janë kthyer në shqetësim për banorët e Zejmenit.
Veç 23-vjeçarit Armand Zhejani që u kap nga vetë banorët, ngjarjet e zbardhura nga policia dhe hajdutët e vënë në pranga janë të paktë.
