Pensionistja: Qeveritë shkojnë e vinë, pensionet në vend rrinë. Me rritjen nuk mbushim dot as një dhëmballë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka njoftuar se në vitin 2022 do të ketë një rritje të pensioneve me 2.3% deri në 3%.
Për të moshuarit kjo është një rritje minimale dhe pothuajse nuk ka efekt në portofolin e tyre.
Në një intervistë me gazetaren, Sonila Musai, pensionistja thotë se me rritjen e pensioneve, nuk i dalin lekët "as për të rregulluar një dhëmballe të dentisti".
"Ai pension që marr unë 265 mijë lekë nuk më del për arsye se jeta ka shumë. Jo ilaçe se ne jemi me shumë sëmundje. Nuk dua t'ju bie barrë fëmijëve.
I thonë një fjalë qeveritë shkojnë e vinë pensionet në vend rrinë. Shteti duhet të punojë më shumë. Ka 30 vite që i risin pensionet me 2% me 3% për mendimin tim është një veprim shumë i gabuar o rrite pensionin tamam se me këto përqindje të vogla nuk mund të mbushim një dhëmballë", u shpreh pensionistja për Ora News.




