Makina përplaset me trenin në Durrës, plagoset 51-vjeçari

Makina përplaset me trenin në Durrës, plagoset 51-vjeçari
Arkivë

Një 51-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën "Asti Gogoli" në Shkozet.

Mjeti tip "Benz" fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.