Kush punon më shumë? Qytetarët Gratë më punëtore, burrat gjithmonë me hile. Ha Muço, pi Muço"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 09:12
Kush janë më të aftë për punë, burrat apo gratë?
Kjo ishte tema e puntatës Vox Pop me Enkin, në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora.
Me sa duket, gratë shqiptare punojnë më shumë se burrat.
Gratë, vajzat, nënat shqiptare janë më punëtore dhe këtë e pranojnë vetë burrat.
Ata thonë se gratë gjithmonë kanë punuar shumë, gjatë gjithë jetës, duke filluar që nga puna profesionale, rritja e fëmijëve dhe punët e shtëpisë.
"Gratë kanë punuar gjithmonë më shumë dhe nuk i duket. Burrat ha Muço, pi Muço", tha një qytetar për mikrofonin e RTV Ora.
"Gjithmonë me hile kanë qenë burrat, gratë punojnë më shumë", tha një qytetar tjetër./Ora News/

