Tjetër aksident/ Përplaset makina e policisë tek mbikalimi i Patokut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 09:19
Një efektiv policie mbeti i plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.
Automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T, informoi sot policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Ky eshte aksidenti i tretë i ndodhur brendapak orësh. Më i rëndi është ai i ndodhur tek "21 dhjetori" që shkaktoi 2 të vdekur.
