"Bashën mund ta shkarkojë Kuvendi por duhet të votohet nga anëtarësia", Berisha: Me 12 dhjetor PD gdhin e rithemeluar
Sali Berisha nuk e parasheh në skenaret e tij mundësinë për mosnjohjen e Kuvendit të PD-së nga kryedemokrati Basha.
Për mediat, ai tha se me 12 dhjetor PD gdhin e rithemeluar dhe përgatitet për fazat e tjera.
Bashës i kujtoi se Kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij si kryetar dhe pse ai tha se është i mendimit që kjo detyrë ti besohet anëtarësisë së PD-së.
Pyetje-Zoti Basha nuk do ta njohë Kuvendin dhe për pasojë as produktin e këtij Kuvendi. Çfarë do të ndodhë në selinë e PD-së me 12 dhjetor?
Sali Berisha: Është njësoj si të thuash Basha nuk njeh më veten e tij. Edhe kjo mund të ndodhë por janë punët e tij. PD me 12 dhjetor gdhin e rithemeluar, gdhin e fuqishme në këmbë. Do vazhdojë të gjithë projektet e saj. Nuk është projekt që përfundon me 11 dhjetor, ka faza të tjera, etapa të tjera. Kryetari pa parti në vlerësimin tim duhet të votohet nga anëtarësia e partisë ndonëse Kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij. Këto janë çështje që do të zgjidhen gjatë rrugës.

