Berisha tregon cili do të jetë fati i Lulzim Bashës në PD nëse merr drejtimin e partisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 20:08
Partia Demokratike nuk përjashton askënd. Sali Berisha deklaroi për mediat se nëse rimerr drejtimin e PD-së fati i Bashës në këtë parti do të përcaktohet nga vetë ai, ndërsa demokratët do flasin me votë për të.
Pyetje: Cili do të jetë fati i Lulzim Bashës në rast se ju do të vini në krye të PD?
Berisha: PD nuk përjashton. Gjatë historikut të saj janë larguar njerëz nga PD, por janë larguar vetë për arsyet që i kanë gjykuar të drejta ata. Lulzim Basha me gjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë PD, megjthëse është peng absolutisht për faj të vetin dhe asnjë demokrati tjetër përsëri unë mendoj se do të jetë vetë ai që do të përcaktojë vendin e tij. Demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën.

