Xhixho: Ka një garë kush e ndryshon më shumë kushtetutën, LSI e pozicionuar qartazi në opozitë
Në një intervistë për Ora News, deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho u shpreh se lidhur me ndryshimet kushtetuese do të jetë aty pasi janë ndryshime shumë të rëndësishme.
Ajo theksoi se në pranverë u ndryshuar kushtetuta me forcën e kartonit nga mazhoranca, ndërsa tani duket si një garë se kush do ta ndryshojë më shumë.
Xhixho: Kemi të bëjmë me ndryshimet kushtetuese dhe unë si deputete kam angazhimin për të dëgjuar të gjitha arsyetimet për këtë ndryshim. Kur flitet për ndryshimet kushtetuese jam shumë e ndjeshme, sepse një vend i vogël si ne që e ka ndryshuar kaq shumë herë kushtetutën do të thotë se nuk ka seriozitet ndaj këtij dokument.
Mos harrojmë se në pranverë u ndryshuar kushtetuta me forcën e kartonit nga mazhoranca. Ndërsa tani duket si një garë se kush do ta ndryshojë më shumë, duke e dëmtuar rëndë atë qysh në vitin 2008. Unë do të jem në të gjitha mbledhjet për të dëgjuar të gjithë ekspertët, pasi më shumë se politika duhet dëgjuar ekspertët.
Sa i takon marrëdhënies së PD-së me LSI, ajo tha se LSI është e pozicionuar qartazi në opozitë që flet për qytetarët.
Xhixho: Sa i takon marrëdhënie sonë me PD-në ne jemi pozicionuar qartazi në opozitë, duke pasur identitetin tonë dhe qasjen tonë, si një opozitë që duhet të flas ëmë shumë për njerëzit dhe më pas për politikanët. Qytetarët shqiptarë përballen me një mjerim dhe një rritje çmimesh që gjithmonë vijnë në rritje. Janë shumë shqetësime që ne duhet t’i paraqesim, t’i debatojmë dhe të ofrojmë zgjidhjen tonë.
