"Xhuxhi 339" Shkarkohet nënkryetari i bashkisë së Durrësit, bëri deklarata kundër Vangjush Dakos
Arbri Braho, djali i deputetit socialist Spartak Braho, është shkarkuar si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit.
Dyshohet se shkarkimi i tij ka të bëjë me një denoncim të fortë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, për të cilin thotë se është ende ai që jep urdhra në këtë institucion.
Ora News mëson se ai është shkarkuar me datë 9 nëntor nga kryebashkiakja Emiriana Sako, ndërsa vendimi është bërë publik ditën e sotme.
Nga një bisedë e publikuar në Whatsapp, Braho i drejtohet Dakos si “xhuxhi 339”, duke iu referuar përgjimeve dhe akuzave ndaj këtij të fundit për vjedhjen e votave dhe dosjes “339”.
“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutë të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tende dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund.
Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thua ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, - shkruhej në postimin e Brahos.


