EKSKLUZIVE/ Video tjetër: Lëvizjet e fundit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha dhe dëshmia e shokut të tij
Ruzhdi Hoxha bisnesmini i cili u gjet i vrarë në zonën e Qafë Mollës prej datës 20 kishte humbur çdo kontakt me familjen.
Në pamjet e fundit të siguruara nga Ora News shikohet bisnesmeni me 2 shokët e tij në zonën e kodrave të liqenit. Këto pamje të siguruara vijnë nga zona e kodrave të liqenit artificial qe mbajnë datën 21 tetor, 1 ditë pasi Ruzhdi Hoxha kishte humbur kontakt me familjën.
Në pamjet e siguruara nga Ora News biznesmeni shfaqet në orën 20 e 52 minuta duke folur ne telefon ndërkohë që bën edhe veprime me duar
Pas pak sekondash afrohen edhe 2 shokët e tij shtetasi E.T dhe E.B të cilët po pinin kafe në këto zonë.
Për disa minuta Ruzhdi Hoxha bisedon në parkimin e lokalit dhe pas bisedës ata hipin në një makinë dhe largohen prej aty.
Sipas burimeve 2 shokët dhe bisnesmini Ruzhdi Hoxha janë zhvendosur në një ambjent tjetër pikërisht kjo faktohet edhe nga deklarata e dhëne në polici.
“Prej andej ata shkuan në afërsi të ‘Ardenos’ në autostradën Tiranë-Durrës, ku qëndruan deri në orën 23:00. Në këtë orar, Fredi Rrushi mbërrin tek lokali bashkë me Ajet Fejzon e Kledjon Isufin me një automjet tip Passat , targat nuk i mbaj mend, ngjyrë gri e errët. Pasi ka ardhur kjo makina me këto persona, Ruzhdiu hipi me ta në vend të parë, duke me thënë të shkoja në shtëpi se ai po dilte me shokët e tij” dëshmon E.T
Pak minuta më vonë automjeti passat i drejtohet zonës së njohur si “Treshi” përmes rrugës “Gjergj Legisi” në Laprakë. Në këtë zonë nga makina dalin 2 persona e ndërsa Hoxha dhe Rrushi vijojnë rrugën.
Nga kqyrja e pamjeve të sigurisë dukët që autojmeti përshkron rrugën nga rruga “Gjergj Legisi tek Spitali i Traumës me drejtim për në Kinostudio, dhe më pas ka përfunduar në zonën e Freskut, e dëri në zonën e Qafë Mollës aty ku dyshohet se Fredi Rrushi ka kryer krimin.
Po ashtu në pamje dallohen që në orën 3:00 të mëngjesit zbret nga zona e Freskut e ndërsa rreth orës 05:00 nisët përsëri në zonën e Qafë Mollës.
Tashmë një provë më e saktë është edhe makina passat e cila trasportoi Ruzhdi Hoxhën drejt Qafë Mollës.
Ky automjet ende po vijojt të kërkohet nga policia pasi asnjëhërë nga 2 vëllezërit nuk ka treguar vendndodhjën e saj.


