"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj" Fjalët e fundit të Adelinës para se të hidhej nga ura. Dëshmia e saj arrestoi 40 trafikantë por e dëbuan nga Roma

Është publikuar në rrjetet sociale vieoja e Adelijna Sejdinit, pak para se të vetëvritej duke u hedhur nga një urë.

Në viedo gruaja paralajmëron se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.

“Unë do vdes se do vdes nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, tju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ” thotë Adelina në video.

"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj" Fjalët e

"Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë" thotë ajo.

"Hajde të më arrestoni brenda në arkivol, - thotë ajo - e këto video dëshmojnë se nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias,  është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi  dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë... do të më kenë në koshiencën e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet.... e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c' ka me ndodhi mua... t'ju vij turp. Ky eshtë abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele." thotë ajo në video.

Ajo u vetëvrarë në Romë, më 8 nëntor 2021.  

Ora News siguron dokumentet mes të cilave dhe urdhrin e dëbimit të Adelinës nga territori i Romës i cili ishte firmosur më 5 nëntor 2021, tre ditë para se të kryente aktin tragjik.

"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj" Fjalët e
Ne foto: Dokumenti i Adelinës ku në vend të nënshtetësisë ka 3 X dhe urdhri i dëbimit

Adelina kishte një  faqe fb "Adelina 113" që pas vetëvrasjes rezultoi e mbyllur.

Denoncoi abuzuesit nuk mori kurrë nënshtetësi

Alma Sejdini, historinë e së cilës e kemi përcjellë dhe më parë në kronikat e RTV Ora e Ora News, jetonte prej shumë vitesh në Leçe të Italisë e njihej me emrin Adelina.

Shqiptarja kishte mbërritur në Romë, për të kërkuar ndihmë nga autoritetet italiane e nga vetë Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, për lejen e saj të qëndrimit, ku rezultonte "person pa nënshtetësi" nën emërtimin apolide.

Ajo kishte hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare  e ishte e frikësuar të kthehej në Shqipëri për shkak të historisë së saj e denoncimit kurajoz që vuri në pranga 40 persona e  denoncoi 80 të tjerë.

"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj" Fjalët e

Në tentativë për të tërhequr vëmendjen, pak ditë më parë kishte mbërritur në Romë nga Leçe, qyteti ku banonte. Përpara selisë së Minsitrisë së Brendshme i vuri flakën trupit të saj por falë kalimtarëve të rastësishëm mundi të shpëtojë me plagë të lehta.

Pas kurimit për disa orë në spitalin Santo Spirito të Romës, shqiptarja i dha fund jetës duke u hedhur nga një mbikalim hekurudhor.

Ajo ishte me status invalidi 100% e sëmurë prej kohësh me tumor e në pamundësi për të punuar për shkak të kurave të forta mjekësore.

"Vdekja ime do jetë në ndërgjegjen tuaj" Fjalët e

Historite e trajtuara ne Ora News 

21 shkurt 2018 Historia e shqiptares, Adelina Sejdini proteston para gjykatës së Barit

3 gusht 2019: Shqiptarja e sëmurë me kancer i kërkon nënshtetësinë italiane Salvinit Edito