Heqja e patrullave nga rrugët, sfida e qeverisë Rama për këtë mandat

"Policia e shtetit do të ketë para syve çfarë ndodh."

Vitin e ardhshëm nuk do të jenë vetëm dy satelitët Albania që do të ngrihen në orbitë, por edhe heqja e patrullave nga rrugët do të jetë sfida e qeverisë.

Kryeministri Rama duke prezantuar buxhetin për Ministrinë e Brendshmë theksoi se në këtë mënyrë do të shmanget fenomeni i korrupsionit.

"Policia nuk është aty hajt se po konbtrollojmë të gjejmë apo të mos gjejmë por do të jetë aty për të ekzekutuar një vendim të marrë bazuar në një informacion të pakontestueshëm të marrë nga qielli".

Madje dhe për zbulimin e parcelave të kanabisit nuk do të angazhohen efektivë, por gjithçka do të paraqitet me pamje satelitore.

"Çdo ditë në kohë reale policia e shtetit do ketë para syve çfarë ndodh në gjithë territorin dhe nuk do të jetë më e akuzuar pa lidhje kur zbulohet një parcelë në një majë mali sepse deri në majën e malit nuk ka sesi të shkojë çdo ditë. Apo për të gozhduar grupe kriminale përsëri nga ajri me dronët inteligjentë."

Edhe një herë kreu i qeverisë kritikoi policinë për ndalimin e ndërtimeve pa leje, por dhe menaxhimin e mbetjeve.

"Është e patolerueshme që efikasiteti më i lartë në goditjen e krimit në mjedis të jetë në formën e gjobave për njerëzit në fshatrat e thellë që hedhin një avlli dhe të mos jetë në formën e goditjeve me tolerancë zero për ata që mbushin detin me zhavorr."

Për Ministrin e Brendshëm inovacion do të ketë në ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi.

Për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit rritja e buxhetit është një sinjal optimist.