Pista e vrapimit te Parku i Liqenit, Guri: Vepra e 200-të urbane, ambjentalistët kanë ikur për lesh

Pista e vrapimit për të cilën ka nisur puna në Parkun e Liqenit është vepra e 200 urbane në atë që Sazan Guri e quan Park Natyror.

Për Ora News, ambjentalisti me shqetësim sheh shkatërrimin që po i bën natyrës kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa e sheh veten të vetëm në këtë betejë pasi siç thotë ai vendi nuk ka më mbrojtës të natyrës por vetëm servilë pushteti.

Sazan Guri: Nuk është vetëm shkatërrimi i pemëve por ndikimi që ndodh në mjedis përkthehet te shëndeti i njeriut, përkthehet në sëmundje te qytetarët e Tiranës. Është vepra e 200 urbane, e 199 është ajo te Sheratoni. Pesë vjet përpara bëra debat me kryebashkiakun dhe qytetarët u morën me Sazan Gurin. Shumica e kolegëve tanë janë pro qeverisë, servilizimit, pro poshtërimit, pro asaj që mendon kryetari i bashkisë apo qeverisë.Sot kemi mbetur të rrethuar vetëm nga qytetarët të përgjegjshëm sepse ambjentalistët kanë ikur për lesh.Nuk gjen më. Dikur me një telefon mblidheshin 50-60 veta dhe nuk ishte pak si numër. Pas 5 vitesh që ky kryetar bashkie dhunoi këtë Park Natyror, ku pemët harlisen kuturu, pas atij debati ku theu simbolin e mbrojtjes së mjedisit. Ta mësojë populli, simbol jam, jam kërcënuar dhe nuk jam përulur njëherë. Nuk kam përfituar njëherë. I kam qëndruar stoik bindjes time që ky park i Tiranës, apo Paskuqanit, Kasharit, i Farkës janë parqe natyrore që duhet të rrethojnë një qytet 1 milionësh si Tirana.As nuk ndërtoi pyjet orbitale por shkatërroi dhe këtë që gjeti. Sot jemi përballë 200 veprave urbane në këtë park.Duhet të ishin ndaluar me ligj.