Banorët e "5 Majit" sërish në protestë: Do mbrojmë me jetë shtëpitë tona. IMT-ja dhe forcat e rendit bëjnë “tërheqjen taktike”

IMT-ja dhe policia e shtetit duket se bënë një tërheqje taktike nga aksioni për shembjen e banesave në rrugën "5 maji" pas përplasjeve dhe rezistencës disa ditore të banorëve.

Megjithatë banorët ishin organizuar për t’i bërë pritë çfarëdolloj situate të mundshme, dhe madje në duar mbanin të printuara nenin 41 të kushtetutës mbi mbrojtjen e pronës private.

Ata thonë se nuk janë kundër projektit zhvillimor të zonës, por kërkojnë që kjo të bëhet në përputhje me ligjin.

"Ne nuk  na është dhënë asnjë njoftim  zyrtar që ti do shpërblehesh, apo do marrësh shpërblim këtë pronë. Ligji e përcakton qartë që  brenda 30 ditëve  unë  kam të drejtë të ankohem në gjykatë, nëse kam marrë njoftimin."

"I vetmi kontakt me pushtetin vendor dhe lokal kanë qenë nëpërmjet medieve. Jemi të gatshëm të autorizojmë 5 veta përfaqësi që të bisedojnë me ministrinë, pushtetin. Ata po i bëjnë fshehurazi. Komunikimi i vetëm është fadroma. "

Banorët e "5 Majit" sërish në protestë: Do

Me sytë nga qielli ,pasi Bashkia Tiranë nuk po reagon ata kanë vendosur që mos lejojnë që mjetet të veprojnë për shembjen e shtëpive.

"Do mbroj shtëpinë time. Shtëpinë time kam të drejtë ta mbroj."

Ende nuk dihet nëse dhe banorët e 5 Majit do të kenë fatin e Teatrit apo dhe banesa të Astirit, që u shemben natën,dhe banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e tyre.

Banorët e "5 Majit" sërish në protestë: Do

Nga ura e Babrroit deri tek bulevardi I Ri janë rreth 430 banesa që do të shemben si pasojë e një procesi rindërtimi për të strehuar banorët e dëmtuar nga tërmeti, fakt të cilin banorët e përgënjeshtrojnë.

Ata posedojnë një hartë projekti e cila dëshmon se në zone do të ndërtohen kulla shumëkatëshe.

/Ora News/