Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në portin e Vlorës

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, ditën e sotme 2 nëntor Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese.

Sipas parashikimit të motit, në gjirin e Vlorës era do të jetë në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 5-6bft, 10-15m/s.

Në orët e mesditës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike, por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës.

Kapiteneria njofton se janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, me përjashtim të transportit ndërkombëtar detar.

Pritet që përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë ditën e premte më 5 nëntor.