Tiranë/ Banorët e "5 Majit" sërish në protestë: Fëmijët na pyesin, Babi do na prishin shtëpinë? Ku do të shkojmë?
Banorët e lagjes “5 Maji” dolën sërish sot në protestë pasi e quajnë të padrejtë prishjen e banesës së tyre pa pasur në dorë një kontratë që u garanton atyre një çati mbi kokë.
Ata kërkojnë që banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu dhe jo çmim reference pasi është e gjithë jeta që kanë investuar në ato shtëpi.
“Fëmijët më pyesin, babi do na prishin shtëpitë dhe ku do të shkojmë? E di ndonjë se ku do të shkojë ? thotë një banor.
Banesat po prishen pasi janë në hartën e projektit të bashkisë së Tiranës si ‘zonë në zhvillim” dhe parashikohet ndërtimi i pallateve ku do të strehohen familjet që u është dëmtuar banesa nga tërmeti i 2019.
"Ata që janë jashtë e dimë ku do shkojnë po ne që ishim brenda ku do të shkojmë?” thotë një qytetar tjetër. Ndërkohë që një tjetër hedh dhe aludime se po u shembet banesa qytetarëve të cilët janë votues të PD-së. “Po hakmerren se votojmë PD-në”
Një qytetar tjetër hedh dyshime se zonë për interes publik nuk është shpallur zona ku ndodhet toka shtetërore e magazinat, por aty ku ndodhen banesat private.
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj shkoi pranë tyre për tu njohur me shqetësimin dhe ngritur zërin e tyre.
“Shteti ka pasur detyrimi t’i pengonte 30 vite më parë nëse ato ishin të paligjshme. Sot ata janë të lgjshme sepse është investimi i gjithë jetës. Nëse e nxjerr në rrugë i ke shkatërruar jetën. Shteti duhet të bëjë një kontratë të ndershme të zhdebitojë ato por ne nuk kem institucione por një sultan. Ky është plan djallëzor. Jam këtu më shumë si qytetar për tu njohur me shqetësimin jetik. Nuk do të jenë 40 familje por mud të jenë 1 mijë familje që do të preken nga kjo hata urbanistike” tha Gjekmarkaj.
