Bylykbashi: Kushtetuta s’është ligj i zakonshëm, nëse ndërhyhet pa kujdes fillon çedon e gjitha
Ndryshimet në Kushtetutë janë komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” në RTV Ora.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shprehet se në këtë hap të dyja palët kanë bërë një qasje të gabuar pasi amendamenti është fundi i një procesi.
Ai thotë se Kushtetuta nuk është një ligj i zakonshëm, ndërsa shton se nëse ndërhyhet pa pasur kujdes fillon e çedon e gjitha
Oerd Bylykbashi: Qasje më të gabuara se kjo në të dyja palët nuk mund të kishte. Është një dritëshkurtësi që ta qasësh në këtë formë ku secila palë hedh produktin e saj final. Amendamenti është fundi i një procesi, ku palët ulen dhe gjejnë gjuhën e përbashkët. Amendamenti është kompromisi. Në të gjitha palët që janë futur në këtë proces është lënë mënjanë A e këtij procesi. Kushtetuta nuk është një ligj i zakonshëm. Nëse ndërhyhet pa pasur kujdes fillon çedon e gjitha.
Teksa ka folur për çështjet që ka prezantuar PD, deputeti shprehet se brenda kësaj force politike nuk ka pasur një diskutim. Por pavarësisht kësaj ai thotë se reforma territoriale duhet të bëhet.
Oerd Bylykbashi: PD propozon tre çështje, reformën territoriale, zgjedhore dhe vettingun në politikë. Reforma territoriale janë amendamente të panevojshme. Brenda nesh nuk ka një diskutim dhe aq më tepër me palën tjetër, nëse duhet të rikthejmë komunat apo të shtojmë bashkitë. Ama reforma territoriale duhet bërë.
Reforma e sistemit zgjedhor është një amendament që pretendon zhbërjen e amendamenteve të 30 Korrikut ndërkohë është konfirmim pikë për pike i amendamenteve të 30 Korrikut. Sistemi që kemi sot është proporcional rajonal, me listë të hapur me koalicion partish.
Për Bylykbashin vettingu në politikë është ei fundit në këtë histori, teksa shton se zgjidhja e sistemit zgjedhor mund të sjell stabilitet demokratik.
Oerd Bylykbashi: Vettingu i politikës është i fundit në këtë histori sepse sistemi zgjedhor nëse arrijmë ta gjejmë saktë mund të na japin stabilitetin demokratik në 20 vitet ardhshme, mund të na sjellë balanca pushteti të ndryshme, mund të na sjellë në një tjetër lojë politike.

