Gjoni: E vështirë t'i bindësh qytetarët që PD i ka gjërat në kontroll, ka brenda vetes një kërcënim të madh
Opinionistja Gjoni mendon se është e vështirë t'i bindësh qytetarët shqiptarë dhe sidomos ata që e ndjekin politikën se PD i ka gjërat nën kontroll.
E ftuar në emisionin "DREJT" nga Luan Rama në RTV Ora, Gjoni u shpreh se PD duhet ta marrë veten seriozisht fillimisht, nëse do të merret edhe nga të tjerët.
Gjoni: Është e vështirë t'ia vërtetosh atyre që e ndjekin politikën e dhe tërthorazi, jo më atyre që e ndjekin pak më thellë. Bëhet çdo ditë e më e vështirë t'i mbushësh mendjen shqiptarëve që PD i ka gjërat nënë kontroll edhe pse janë të ndarë në dy kampe. Unë do thosha që nëse PD do ta marrin seriozisht, duhet ta marrë vetë veten seriozisht që pastaj ta marrim edhe ne të tjerët. Ka shumë kontradikta brenda të gjithë historisë me PD dhe me 4 apo 5 vitet e saj të fundit.
Gjoni mendon se ajo që po kërkon të bëjë njëra pjesë e PD është që dëshiron të konfirmohet, ose ta besojë veten që është sepse ka brenda vetes një kërcënim më të thellë.
Gjoni: PD shkon me 3 nisma të fuqishme në Parlament dhe ky është divesrion i energjive. Ai grup dëshiron më shumë të konfirmohet se sa dëshirë për protagonizëm. Nëse do të ishte një ide e vetë atyre unë do të thosha se kanë arritur shumë politikisht, por nëse është një këshillë që vjen nga të tjerë, njerëz të brendshëm apo të jashtëm duhet parë me kujdes.
Nëse PD do të merret seriozisht, duhet të marrë veten më parë seriozisht sipas Gjonit, sepse është duke besuar mbi mundësinë e saj për të qenë e fortë edhe pas kësaj që është duke i ndodhur së brendshmi.
