Bylykbashi: Basha e ka për detyrë të jetë në Kuvendin e PD-se, vendimet e tij si të një anëtari të thjeshtë
Më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, datë e cila u bë e ditur nga ish-Kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Lezhës.
Ndërkohë deputeti i PD Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin ‘Drejt’ shprehet se në këtë Kuvend, Kryedemokrati Lulzim Basha e ka për detyrë që të shkojë.
Oerd Bylykbashi: Basha e ka për detyrë të jetë në Kuvend. Ai nuk është delegat i thjesht është kryetar i partisë. Nëse nuk do jetë është njësoj si të mos jetë një anëtar i thjeshtë.
Bylykbashi thotë se Kuvendi i merr vendimet edhe pa prezencën e Bashës, duke qenë se Kuvendi mblidhje për ndryshimin e statutit.
Oerd Bylykbashi: Kuvendi i merr vendimet pa prezencën e Kryetarit se nuk është e nevojshme. Kryetari i partisë e pëlqen apo nuk e pëlqen zhvillimin e Kuvendit, Kuvendi do të mblidhet pasi thirrje është bërë për ndryshimin e statutit. Statuti thotë se kryetari nuk e ka të drejtë të thotë njoh apo nuk njoh vendimet e Kuvendit. Basha nuk e ka në dorë të njohë apo jo vendimet e Kuvendit. Eshtë vartës i Kuvendit”


