Banorët e "5 Majit" rezistencë në mbrojtje të shtëpive. Bashkia e Tiranës refuzon 40 familjet dhe Avokatin e Popullit. U çon policinë

Familjet e rrugës “5 Maji” kanë arritur të bllokojnë të paktën për këtë të hënë, (1 Nentor) shembjen e banesave të tyre pa kompensim. Madje dhe kërcënimet për ndjekje penale nuk i ka tërhequr nga mbrojtja e shtëpive. Por në mënyrë skandaloze bashkia e Tiranës jo vetëm ka refuzuar bisedimet me ta, por po ashtu nuk i ka dorëzuar as dokumentacionin Avokatit të Popullit

Tirane-  Banorët e rrugës “5 maji” në Tiranë, e kanë nisur javën me protesta kundër vendimit të bashkisë për tu shembur banesën.

Madje pakënaqësi ata shprehen dhe ndaj përfaqësuesve të PD.

Nuk po jua shemb PD shtëpitë, as Lulzim Basha. nuk mund të paragjykosh çfarë do të bënte PD sot” u tha Gjekmarkaj

Punonjësit e inspektoratit të mjedisit kanë mbërritur rreth orës 10 me fadroma por rrugëtimi i tyre hasi në qëndresën e banorëve, që kanë kërkuar më parë kontratë të firmosur me bashkinë

Edhe policia nuk mundi të zpapste familjet që bllokuan rrugën duke u renditur në mbrojtjen e shtëpive.

Madje bllokimi i rrugëve vazhdoi edhe pas deklaratave për ndjekje penale

Me dokumente në dorë familjarët kërkuan kompensim sipas vlerës së tregut për banesat që i ndërtuarn në 30 vite pune

Bashkia e Tiranës nuk ka refuzuar vetëm familjarët në kërkesën e tyre. Por dokumentet nuk ia kanë dorëzuar as Avokatit të Popullit

Viktimë të shembjeve këtë të hënë (1 nëntor 2021) janë bërë banesat në hyrje të rrugës, kur familjarët ishin larg.

Nuk munguan as denoncimet për shembjen e banesave me hipotekë, madje dhe me të sëmurë brenda

Janë 40 familje që do të mbesin të pastreha nga procesi i rindërtimit.

Tashmë mbetet për tu parë nëse bashkia do të vazhdojë me shembjet në 4 të mëngjesit si në rastin e banesave të Astirit dhe Teatrit Kombëtar apo do të nis dialogu.


Ora 12:31 Banorët e "5 Majit" bëjnë rezistencë: Fadromat do kalojnë mbi trupat tanë. U vënë përballë policinë e FNSH

Banorët e "5 Majit" rezistencë në mbrojtje të

Gjatë gjithë paradites së sotme banorët e "5 Majit" vijuan protestën pasi kundërshtojnë shembjet e banesave pa pasur një kontratë paraprake të firmosur me bashkinë e Tiranës që u tregon se ku do të shkojnë. Momentet e tensionit kanë qenë kur policia u kërkoi të lironte rrugën për mjetet e IKMT-së, por ata refuzuan.

Banorët hedhin akuza për mungesë transparence ndaj projektit të bashkisë 

“Këtu do të bëhen 20 kulla, por zonja ku do e marrë. Tek cila kullë do e marrë. Bashkia nuk ka vendosur tabelën dhe as nuk ka zbardhur projektin. Më tregoni çfarë do të ndërtohet? Është kollaj të merrni në qafë njerëzit” thonë banorët


Ora 10:20- Vijon përplasja mes banorëve dhe policisë.

Policia kërkon të hapet rruga për të kaluar mjetet dhe i kërcënojnë me procedim penal, por banorët nuk pranojnë të lirojnë rrugën.

"Nuk hapim rrugën për mjetet e IMT-së" u thone ata.

Banorët: Pse nuk prishni fabrikën por prishni shtëpitë tona? 

Policia: Hapni rrugën se po bëni vepër penale?

Banorë: IKMT pa shkelë mbi ne nuk ka për të hyrë? Ju si polici mund të kaloni? Fadromat nuk kalojnë vetëm mbi trupat tanë.


Ora 10: 12  Banorët e "5 Majit" bëjnë rezistencë nuk lejojnë mjetet e IMT, u vënë përballë policinë e FNSH në

Një përplasje është regjistruar mes banorëve të “5 Majit” dhe një grupi elektriçistësh të cilët kishin shkuar në zonë për të bërë çistalimet para se të ndërhyjnë fadromat.

Banorët janë të vendosur të bëjnë rezistencë për të mos lejuar shembjen e banesave pa pasur një kontratë dinjitoze.

Në një moment banorët morën dhe gurë në dorë por ndërhyrja e policisë së komisariatit 4 ndaloi përshkallëzimin e situatës.

Banorët janë vendosur për të bërë rezistencë për të ndaluar inspektorët dhe prishjen e banesave të tyre për të cilët kanë investuar një jetë të tërë.

Mjetet e IMT e bashkisë nuk kanë për të kaluar këtu. IMT e bashki nuk kanë për të kaluar"

Policia i kërkon të hapë rrugën dhe i kërcënojnë se do të procedohen penalisht për bllokim rroge.

Polici: Eshte vepër penale bllokimi i rrugës" 

Banoret: 'Ju mund të na fusni në burg, por ne nuk lirojme rrugen per mjetet e IMT. Ju runi te drejtën e qytetarëve"

Banorët e "5 Majit" rezistencë në mbrojtje të

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.