"Vetingu"/ Ngrihen zërat në "Drejt", Burimi pyet Bylykbashin: Do e votoni reformën si çeço?

Janë ngritur tonet e debatit në studion e emisionit “Drejt” të Luan Ramës mbrëmjen e 1 nëntorit në RTV Ora mes Oerd Bylylbashit dhe analistit Genc Burimim. Ky në studio përmes një lidhjeje skype.

Burim i tha Bylykbashit se duhej të kishte informuar publikun për rreziqet e kësaj reforme “keqbërëse” dhe disa herë e pyeti Bylykbashin nëse do e votojë këtë zgjatje mandati.

Genc Burimi: Fëmijët tanë do të gjejnë që 140 deputetë votuan këtë reformë si delet. Nën thundrën e një ambasadori që sot harrohet. Ky është fakt që nuk harrohet. Reformën e kërkoi faktori amerikan.

Genc Burimi: Sot nuk dihet akoma çfarë do të bëjë PD-në? Po vetë Bylykbashi do ta votojë zgjatjen e vetingut.

Oerd Bylykbashi: Nuk është reformë është mballomë mbi një reformë e shkuar keq. Ata që e sjellin nuk pranojnë se kanë dështuar. Zgjatja e mandatit nuk është reformë. Ne nuk dimë fare se  ku do të dalë

Genc Burimi: Aç do ta bëni gafën Apo Jo

Oerd Bylykbashi: Ai propozim nuk mund të zgjidhë problemin.

Genc Burimi: Do e votoni apo jo? A do të kondicionoheni ju që të mos merrni vizë në SHBA. Do e votoni reformën si  çeço?

Oerd Bylykbashi: Nuk është histori votoj apo jo unë?

Genc Burimi: Zoti Rama, Bylykbashi e kupton shqipen? Këta kanë kurajon e paturpësinë që kërkojnë zgjatjen e mandatit të vetingut e bëjnë sofizma.

Oerd Bylykbashi: Kujdes me këto terma?
Genc Burimi: Do ta votoni apo jo?

Oerd Bylykbashi: Kështu siç është i pavotueshëm. Zgjatja e mandatit të këtyre personave është e pavotueshme.  Ti zgjasësh afatin vetingut pavarësisht problemeve që ka si concept është domosdoshmëri se nuk mund ta lëmë përgjysmë.

Por a ka zgjidhje tjetër? Ka. Me diskutim e ekspertizë, sepse edhe sot përfaqësues të maxhorancës kanë dalë kundër ecjes në këtë formë pa bërë një analizë për të kuptuar pse shkoi keq. Gjëja e fundit që duhet të bëjmë dhe nuk shkon është ti zgjasim mandatin këtyre personave.