Gjykata Kushtetuese tërhiqet, do vendosë për fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese mbylli shqyrtimin dhe pritet të dalë me një vendim lidhurme legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Afati përfundimtar i publikimit të këtij vendimi është 30 ditë. 


Ora 10: 14 Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Ka nisur seanca për legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 në Gjykatën Kushtetuese.

Drejtuesja e Kushtetueses, Vitore Tusha është shprehur se GJK ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës.

Tusha: "Në këtë moment proceduatial të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, mendimin mbi "Opinionin e Venecias."

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i shoqatës së bashkive, Jordan Daci u shpreh se "ky opinion nuk është detyrues për Gjykatën Kushtetuese, në tërësi Opinioni ka patur dhe kontradikta."

Daci: Gjykojmë që Komisioni nuk e ka të saktë, se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese? 

Daci shtoi se Komisioni i Venecias ka më tepër opinion politik se sa juridik dhe GJK duhet ta injorojë këtë Opinion.

Daci: "Bindja Demokratike hyri në zgjedhje fiktivisht, u regjistrua në KQZ pa u regjistruar si subjekt juridik.

Komisioni i Venecias ka më tepër opinion politik se përgjigje juridike për pyetjet e dërguara. Gjykata Kushtetuese duhet ta injorojë Opinionin e Komisionit të Venecias."

Avokati Daci ka analizuar kundërshtimin e zgjedhjeve. Sipas tij, zgjedhjet janë kundërshtuar në disa plane.

Jordan Daci: "Ne mendojmë që zgjedhjet që i kemi kundërshtuar, i kemi kundërshtuar në disa plane.

1. Nuk mund të bëhen zgjedhje pa dekret presidencial. Presidenti nuk pati si qëllim shtyrjen e zgjedhjeve, por shmangien e konfliktit politik dhe social. Akti i Presidentit kishte si qëllim që t'i jepte një mundësi palëve.

2. Ne mendojmë se këto zgjedhje bien ndesh me të gjitha parimet si pluralizmi politik.

3- Një tjetër aspekt ka të bëjë me fletën e votimit. Ne nuk kemi legjislacion për mënyrën se si do votohet kur në garë është vetëm një kandidat."

Kushtetuesja iu drejtua “Venecias” për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje. Kjo e fundit me një përgjigje të disa ditëve më parë la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit duke argumentuar se GJK nuk ka kompetence vlerësimin e vlefshmërisë së tyre.