Plagosi me 3 plumba në fytyrë 6-vjeçarin në Bulqizë, dënohet me 25 vite burg Jetmir Koxheri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2021, 09:35
Gjykata e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Jetmir Koxherin, i cili qëlloi me 3 plumba në fytyrë një 6-vjeçar në fshatin Krastë të Martaneshit.
Ngjarja ka ndodhur në 19 qershor 2019 pas një konflikti mes Koxherit dhe shtetasit H.Rr.
Koxheri ka qëlluar me armë në drejtim të shtëpisë pas një konflikti që kishte me babain e 6-vjeçarit, por plumbat kapën në fytyrë dhe trup vogëlushin, i cili ishte në gjumë.
Jetmir Koxheri akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë.
