"Trekëndëshi i Bermudës është shumëkëndësh", Kikia: Është edhe Basha brenda
Kryetari i opozitës targetoi atë që e perifrazoi "Trekëndëshi i Bermudës" i cili përfshin Berishën, Ramën dhe Metën.
Sipas gazetarit Mentori Kikia, trekëndëshi është shumëkëndësh.
I ftuar në emisionin "DREJT" nga Luan Rama në RTV Ora Kikia u shpreh se së paku është katërkëndësh.
Kikia: Së paku është katërkëndësh, është edhe Basha brenda. Teoritë konspirative që hidhen dhe ata që duan t'i besojnë, kjo është një teori që është nxitur nga amerikanët për ta parë Bashën si heroin e ri apo të ardhmen e politikës dhe janë identifikuar 3 njerëzit e së keqes. Ajo që unë besoj për momentin është një përpjekje e Bashës për t'iu kundërpërgjigjur lëvizjes së Berishës të cilën pasi e nënvlerësoi fillimisht, tani besoj që e ka marrë seriozisht.
Sipas Kikisë e vetmja zgjidhej që Basha ka është të shfaqet ën rolin e shpëtimtarit.
Kikia: Se sa do shërbejë kjo si argument politik për ta shpëtuar Bashën nga gjylja që ka rënë në shtëpinë e tij mbetet për t'u parë. Se sa do jetë heroi që do shpëtojë Shqipërinë nga trekëndëshi i së keqes do optimizëm për ta besuar.
