Vetingu? Bylykbashi: Sikur të çonim 30 gjyqtarë në burg, e jo 300 në shtëpi…

Deputeti Demokrat, Oerd Bylykbashi thotë se Kushtetuta nuk ka asnjë boshllëk sa i takon procesit të vetingut dhe se ajo me të cilën po përballemi sot, ishte paralajmëruar.

“Unë kam paralajmëruar se kjo reformë do të dështojë dhe tani vetingu ka hapur gropë. Duhet bërë një zgjidhje patjetër” thotë Bylykbashi i ftuar në studion e emisionit “Drejt” në RTV Ora.

Por se përpara se të bëhen ndryshime në Kushtetutë duhet të bëhet më parë një analizë ku u gabua dhe si do korigjohet.

“Duhet të dalin sot ata që e kanë mbështetur dhe të thonë ne gabuam, bëmë llogaritë gabim. Këta që punuan, punuan keq dhe duhen ndërruar. Ne duhet ti japim më shumë kohë se vetingu i nisur duhet të mbyllet.

Sikur?

Bylykbashi thotë se sistemi I drejtësisë mund të ishte pastruar dhe pa veting, një proces I cili ka hapur një gropë të madhe në drejtësi dhe po ua vonon drejtësinë qytetarëve.

Oerd Bylykbashi: Mund të ishte bërë më mirë ndoshta pa veting. Mund të kishim bërë një SPAK shumë herë më funksionalë. Në vend që të çonim 300 gjyqtarë e prokurorë në shtëpi të çonim 300 gjyqtarë e prokurorë në shtëpi të çonim 30 gjyqtarë e prokurorë në burg dhe efekti do të ishte shumë herë më I madh. Sepse gjyqtarët e tjerë do të kishin frikë çdo tu ndodhte dhe do të ishin në detyrë. Dhe qytetarët do të kishin në sistem gjyqtarë që dinë të bëjnë detyrën e tyre, ka frikë të bëjë korrupsion. Ndërkohë do të vazhdonte pastrimi me briskun e drejtësisë. 

Bylykbashi beson se Kushtetuta nuk ka asnjë boshllëk por se maxhorancës i duhen këta trupa të vetingut për të kaluar kandidatët e tyre.

Bylykbashi: I duhet trupa. Kanë ikur gjyqtarë e prokurorë për gjëra që nuk ta mbushin mendjen e kanë kaluar prokurorë e gjyqtarë me probleme të rënda por qartazi me motivacione politike nga prapa. Në këtë histori u duhen këta.

Pyetja është a do ta arnojmë apo do të jetë pjesë e një rishikimi më të gjerë?

"Ta lësh përgjysmë është më keq. Ajo duhet zgjidhur patjetër por vetingu në vetvete ka provuar se është një masë ekstreme që mund të destabilizojë sistemin dhe ka rrezikun që forca që kontrollon që forca që kontrollon procesin kontrollon sistemin. Ja ku jemi sot”