Kikia: "Foltorja" shkundje për partitë, nëse kandidon për kryetar partie Berisha do rikthehet në PD

Ish-lideri Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD me vendimin personal të Lulzim Bashës ngriti "Foltoren" e demokratëve. Një nismë sipas tij që do t'i kthejë PD-së sovranitetin e humbur.

Mentor Kikia i ftuar në emisionin "DREJT" nga Luan Rama në RTV Ora mendon se Berisha hyri në ktë kryengritje politike brenda partisë së tij për arsye personale.

Kikia: Pretendimet e tij se ka hyrë për të kthyer demokracinë brenda në parti rrëzohen sespe ai e nisi kryengritjen pasi u përjashtua nga grupi parlamentar. Deklarimi publik i kandidimit ëpr kryetar hap fazën e dytë të këtij procesi qe vendos edhe një argument më shumë tek arsyes se pse Berisha e nisi këtë proces.

Megjithatë, pavarësisht arsyeve Kikia mendon se ky proces është pozitiv jo vetëm për PD-në, por për gjithë mjedisin politik në vend.

Kikia: Jam shpresëplotë që pavarësisht se çfarë do prodhojë, kjo do të jetë një shkundje për mënyrën se si funksionojnë partitë. Fakti që Berisha kandidon për kryetar ngre pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e PD-së. Do kemi një PD të unifikuar të drejtuar nga Berisha sepse unë jam shumë i bindur që me Berishën kandidat kryesor për kryetar partie, çdo kandidat tjetër do mbetet me një votë-mbështetje fare modeste. Do kemi një rikthim të Berishës edhe në ditë simbolike.