Meta takon sekretarin e Përgjithshëm të OBSH-së, diskutime mbi pandeminë dhe pasojat e saj
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, në Romë.
Në një postim në facebook, Meta thotë se gjatë takimit ai e njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Ndërsa vetë kreu i Shtetit shqiptar e informoi Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.
"Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë".

