Vettingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho, konfirmon gjyqtaren Ahmeti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative, Arbena Ahmeti.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia.

Arbena Ahmeti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe u emërua gjyqtare në gjykatën e Lushnjes. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Po sot KPK vendosi shkarkimin nga detyra të Ardian Brahos, prokurori i Prokurorisë së Tiranës.

Në seancën dëgjimore me 25 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai dhe marrëdhëniet financiare të atit me tezen e tij emigrante në SHBA.

Braho argumentoi burimet e pasurisë dhe kërkoi konfirmim në detyrë.