Ups!! Erion Veliaj harron të ndryshojë orën në qendër të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 10:07
Për çdo fushatë elektorale kryebashkiaku Erion Veliaj e përdorte si ‘as nën mëngë” detajin që kryetari i PD-së, Lulzim Basha për sa vjet qëndroi në krye të Bashkisë së Tiranës nuk kishte arritur të rregullonte sahatin e Tiranës.
Prej të dielës (31 tetor) ka ndryshuar ora, akrepat kanë lëvizur një orë pas, por jo për Bashkinë e Tiranës e cila ka harruar të rregullojë sahatin për ta përshtatur me ndryshimin e orës.
Enki gazetarja e “Ditë e Re” e cila pyet qytetarët në Tiranë e konstatoi
"Kam një vërejtje për lali Erin, tek sahati nuk është ndryshuar ora. Dhe unë mendova se kam ardhur me vonesë në punë" , tha Enki.
Në fakt tashmë që sahati është fshehur pas kullave të larta zor se e sheh njeri madje e ka harruar dhe vetë kryebashkiaku.

